Kryeministri Edi Rama është ‘përplasur’ me ndjekësit e tij në Facebook për marrëdhënien që ka me biznesmenin Gjergj Luca. Një ndjekës nga Italia, i shkruan se si ka mundësi që Luca shënon miliona para aseste dhe pasuri.
Ndërkohë që Rama, i thotë se Lucën e cilëson si shokun e tij të fëmijërisë. Madje shton se Luca paratë i ka pasur që në kohën kur në pushtet ishte ish-kryeministri Sali Berisha.
Komentuesi: O Zoti kryeministër mund të më përgjigjesh një pyetje? Ne jemi 6 fëmijë kemi një jetë të tërë në Itali dhe punojmë e nuk kemi prona e vila ma Gjergj Luca, ku i gjeti gjithë ato pasuri që flet si bilbil në televizion e gjithëmonë pranë teje kur baba i tij aktor i nderuar e i respektuar, ku i gjeti milionat e eurove për këtë pasuri?
Edi Rama: Gjergj Luca ka 30 vjet që jeton deteve o mik, ku e ka filluar me një varkë të vogël ngritjen e flotës së tij të peshkimit, ndërsa me mua nuk e lidh kryeministërllëku im, po shoqërua qysh në shkollë kur ishte rebel i dalluar. Dhe që të jemi shumë të qartë, kur jamë bërë kryeministër e kam gjetur me miliona taksa të paguara në shtet, kështu që as ai dhe as askush tjetër në fakt, nuk ka ndonjë lek më shumë në xhep për shkak të miqësisë me mua.