Kryetari i PD Librazhd refuzon “Foltoren” e demokratëve dhe i bashkohet “foltores” së Taulant Ballës

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë më pare, “Foltorja” e demokratëve ishte në qytetin e Librazhdit nw ndalesën e radhës. Ashtu si në qytetet e tjera ku ka udhëtuar Foltorja, edhe demokratët e qytetarët e Librazhdit ishin të gjithë aty, përveç njërit. Në sy ra mungesa e Kryetarit të PD-së në Librazhd, Bujar Vretos. Ky i fundit vendosi t’i braktisë demokratët e Librazhdit në mënyrë të pakuptimtë.

Por edhe pse moralisht z. Vreto do të duhej të ishte dje në sallë, teknikisht ai është në të drejtën e tij të bëjë zgjedhjet që gjykon të arsyeshme. Por ka vetëm një konstatim që nuk mund të injorohet.

Si asnjëherë tjetër, pak ditë më parë kryetari i demokratëve të Librazhdit zgjodhi të ishte i pranishëm në “foltoren” e Taulant Ballës në kuadër të Ditës së Çlirimit të Librazhdit nga partizanët komunistë; ama po i njëjti nuk e gjykoi të arsyeshme të bashkohej me demokratët në Foltoren që po i prin demokratët ne çlirimin e Partisë Demokratike më 11 Dhjetor.

Bujar Vreto nuk është i vetmi që mes demokratëve dhe aktiviteteve të Rilindjes, zgjedh këtë të dytën. Por është rasti më i fundit sesi te drejtuesit lokalë të PD-së, besnikë të Lulzim Bashës, mes demokratëve dhe socialistëve – struken më kollaj në llogoren e dytë.

Nën “modelin” e kryetarit ne detyrë të PD-së, demokratët fundja janë “llum antiamerikan”, ndërsa Edi Rama dhe Taulant Balla, nuk janë veçse aleatë te mirëfillte në hallin që do të zgjidhet në 11 Dhjetor!

Zjarr Tv Ad