Kthehet dhuna në rrugët e Parisit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestuesit jelek-verdhë u mblodhën të shtunën, 16 mars, në bulevardin Champs Elysees të Parisit në javën e 18 të protestave kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron. Mobilizimi i protestuesve jelek-verdhë filloi nëntorin e shkruar për të kundërshtuar taksën e re të karburantit dhe më pas u shtuan kërkesat ekonomike. Që atëherë, presidenti Macron i pezulloi planet për vendosjen e taksës së re mbi karburantet dhe shtoi në buxhet 10 miliardë euro për të ndihmuar punëtorët më të varfër, ndërsa vetë ndërmori një tur konsultimesh.

Policia franceze përdori ujin me presion për të shpërndarë turmën, ndërkohë numri i protestuesve prej disa javësh është më i ulët dhe gjithashtu mbështetja qytetare ndaj tyre. Kjo ndodhi për shkak të dëmeve të shumta materiale dhe vandalizmit të vënë re në protestat e më pashme. Nga shkatërrimet e shumta, në Paris pati më pak turistë.

Tani lëvizja e jelekë-verdhëve, që vazhdon të mos ketë ende një drejtues, ka përfshirë brenda saj edhe disa çështje të tjera. Më kryesorja është “nisa për referendumet qytetare”, për të cilën jelek-verdhët, thonë se do t’u japë më shumë të drejta në procesin vendimmarrës.

 

Zjarr Tv Ad