Nga Artan Fuga
Kuçedra do të vrasi përsëri! Dihet! E sigurt!
Në një shoqëri ku nuk zbatohet ligji, tejkalohet, shkelet me këmbë nga të fortët, ata që kanë parà, dhe që kanë marrë frenat nëpër këmbë, është e frikshme edhe të notosh! Duhet të notosh me kaskë, ose helmetë në kokë! Ky është turizmi ynë! Lëre më të zhytësh kokën në det! Fute ,por mos e nxirr më! Të vjen motorri i ujit të çan më dysh!
Punonjësit publikë të mesëm jo vetëm në këto raste por edhe në të tjera janë të mpirë, bëjnë sikur nuk shohin gjë, kanë frikë të zbatojnë ligjin ndaj të fortëve, kanë përbuzje një pjesë e tyre për qytetarin, e shprehin në forma të ndryshme këtë, kanë braktisur kodin etik numër një : T’i shërbejnë qytetarit, në barazi të drejtash!
Ka prej tyre që kanë një cinizëm vrasësish! Jeta dhe dinjiteti i tjetrit, edhe më i rëndësishëm se jeta, për ta nuk ka, asnjë vlerë! Nuk ka barazi në të drejta! Pabarazia politike në të drejta vret! Kjo është çështja!
Mungesa e të drejtave për ne qytetarët!
Do vrasi përsëri!
Postimi i Artan Fugës.