Kujdes fjalët me mua / Nikoll Lesi revoltohet me Salianjin kur i përmend gazetën

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe gazetari Nikoll Lesi kanë pasur një debat të ashpër rreth ndarjes së opozitës. Ky i fundit e cilësoi Berishën si “udhëheqësin shpirtëror” të PD, gjë që i duket tragjike dhe komike, e ndërsa u fol për protestat dhe komenti i Salianjit nxiti më tej debatin në studion e “Open”.

Salianji përmendi një artikull të publikuar nga gazeta e drejtuar nga Lesi, ku thuhet se Berisha duhet të rrëzohet me armë, ndërkohë gazetari iu përgjigj duke i thënë që duhet të bëjë kujdes me fjalët, pasi po flitet për protesta dhe jo për artikuj e gazeta.

Pjesë nga debati:

Nikoll Lesi: Kur shkon në Korçë çfarë të thonë?

Ervin Salianji: Kushdo që thotë protesta, protesta, protesta, sidomos ju që keni thënë duhet të merren armë për të rrëzuar Berishën. Nuk rrëzohet asnjë qeveri me dhunë.

Nikoll Lesi: Kujdes fjalët me mua. Ore mos ngatërro gazetën me protestë.

Ervin Salianji: Protestën që ka bërë PD dhe opozita e bashkuar gjithë këto vite nuk i ka bërë asnjë parti politike. Rama do të ikë shumë shpejt.

Nikoll Lesi: Mos u bëj militant. Nuk po akuzoj Lul Bashën.

Zjarr Tv Ad