“Kujt po i tunden byzylykët? Dashnor Sula: Maxhoranca i lejoi prokurorët dhe gjyqtarët e përjashtuar të bënin karrierë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas deklarateve të kryeministrit Edi Rama i cili për punën e pamjaftueshme të SPAK. Në një postim në Facebook, Sula thotë se Rama është alramuar, pasi Prokuroria e Posaçme ( SPAK) po u tund prangat zyrtarëve.

Sipas tij, maxhoranca me anë të amendamenteve u dha të drejtë prokurorëve dhe gjyqtarëve të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, të vazhdonin karrierën.

Postimi i plotë i Sulës:

Çfarë e mundon Edi Ramën që për herë të dytë brenda pak javësh sulmon në mënyrë të pashembullt SPAK?

Kujt po i tunden byzylykët para syve që kanë alarmuar edhe kryesocialistin? Dikush që i qëndron afër duhet ti kujtoj atij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë investuar miliona dollarë dhe euro që drejtësia të jetë e besueshme dhe e pavaruar. Miqt e shqiptarëve nuk i kanë shpenzuar paratë e taksapaguesve të tyre për një SPAK që axhendën ja cakton kryeministri. INSTAT konstatonte në raportin e fundit se në vitin 2021 korrupsioni në administratë ishte rritur me 45% në krahasim me një vit më pare, ndërkohë Rama thotë boll më nga krahu ynë? Më fal po kush po e bën korrupsionin? Kush e konsideroi Shqipërinë çiflig të vetin kur dha koncesionet e inceneratorëve?

SPAK nuk është sekretariat i PS, por organ i ri i drejtësisë së pavarur.

  • Unë si ish-prokuror dhe si deputet i opozitës kam mbështetur dhe do mbështes çdo punë të organeve të drejtësisë. Paligjshmëria nuk ka ngjyrë politike, ndaj inkurajoj prokurorët që të bëjnë punën siç ja cakton ligji. Nëse ka apo ka pasur abuzues me ligjin, le të çohen para përgjegjësisë qofshin majtas apo djathtas. Rëndësi ka që të ketë drejtësi për shqiptarët.
  • Ndërkohë sa për pretendimet e KM se prokurorëve dhe gjyqtarëve të larguar nga sistemi nuk po u hyn asnjë gjëmb në këmbë, duhet ti kujtojmë se ishte maxhoranca e tij që kundërshtonte propozimet e opozitës kur u bë reforma që gjyqtarët apo prokurorët që nuk kalojnë filtërin të hetohen paralelisht për veprat penale të mundshme. Por jooo. RAMA nuk pranoi. Mbronin tezën: pasi të përfundoj vetingu do ndiqen më vonë. Jo vetëm kaq, prokurorët që futën “krimbin” në sistemin e drejtësisë i dha mundësinë ta vazhdonin aktivitetin si avokatë.

Është e qartë si drita e diellit se hallin e kujt ka kryeministri. Uroj me këto dalje duke politizuar SPAK, të mos ketë ndonjë plan të bëhet mburojë e bashkëpunëtorëve të hershëm!

Zjarr Tv Ad