Kujtim Gjuzi, në rolin e parashikuesit/ Tregon pse do të fitojë Argjentina Botërorin, detaji “pikant”

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore, ka parashikuar se cila skuadër do të fitojë kupën e Botërorit ditën e sotme.

Gjuzi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka parashikuar fitoren e Argjentinës si duke treguar “detajin” pikant që do t’u sigurojë argjentinasve fitoren.

Sipas tij arsyeja pse do ta fitojë ajo Botërorin është sepse ka “kopjuar” kostumin sportiv bardheblu të shkuadrës së Tiranës dhe atë të Shkumbinit në Peqin. Ndër të tjera ai parashikon fitoren 3-1 të Argjentinës ndaj Francës.

“Parashikim: Argjentina kampione Bote. A e dini pse do ndodhë? Ka “kopjuar” kostumin sportiv Bardh e Blu të Tiranës dhe Shkumbinit Peqin.

Argjentina 3 – 1 Franca”, shkruan në postimin e tij Gjuzi.

Zjarr Tv Ad