Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka folur nga Korça për vrasje e Mateo Vasiut, nga fqinji Klodian Çalamani pak ditë më parë.
E pyetur lidhur me ngjarjen, për të dhënë një shpjegim për rastin pasi e shmangu herën e kaluar, ajo i ka shprehur ngushëllimet familjes pas më shumë se një jave. Më tej ajo u shpreh se uron që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
“Duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin.
Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur,kjo s’do te thotë se spo merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, u shpreh Muzhaqi nga Korça.