Kukës/ Pranga 38-vjeçarit, tentoi të shtypë me makinë bashkëfshatarin

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Kukësit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi akuzohet për tentativë vrasje

Policia sqaron se  “shtetasi M.M., vjeç 38, banues në fshatin Zahrisht në Has për motive pronësie, ka goditur me automjetin tip  “Mitsubish Pajero”, bashkëfshatarin I.A., vjeç 66″

I dëmtuari ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Kukës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”.

Zjarr Tv Ad