Kulla në qendër të Tiranës përplas demokratët, replikat Bejko-Shehu

0
214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Projekti për ndërtimin e një kulle në qendër të Tiranës, ekzaktësisht prapa Teatrit të Operës dhe Baletit ka trazuar politikën shqiptare, sidomos pas lajmeve se me këtë ndërtim ka lidhje edhe Sali Berisha, raportime që ky i fundit i përgënjeshtroi.

Sot në një reagim të gjatë, anëtari i kryesisë së PD së vulës dhe ish kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Roland Bejko ka ironizuar duke thënë se “revolucioni ka formën e malit në mes të Tiranës”.

Gjatë shkrimit të tij, Bejko ka përmendur edhe disa deputetë të PD, mes të cilin edhe Tritan Shehun, duke thënë: “Revolucionari duhet vetëm të zbatojë urdhrat që merr nga Plaku nëpërmjet Mulit, Tritos, Albanës etj. Kush mendon dhe reagon quhet tradhtar, i shitur dhe bashkëpunëtor i Lul Pengut e Ali Bashës që i kanë shitur kauzat e demokratëve te Rama”.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar edhe deputeti demokrat, Tritan Shehu, i cili e krahason Roland Bejkon me një personazh të rinisë së tij në Tiranë, Shaban Qoses.

“Me paska përmendur sot, duke me transformuar edhe emrin! Me atë “ironi-humorin” e tij shume te «mprehte francez»…Por qe si thonë francezet, «duhet te te kilikose dikush qe te qeshesh». Sic duket e beri kete per te me kujtuar egzistencen e tij….

Prandaj ai me kujtoi një personazh “historik” te rinise sone ne Tirane: E thërrisnin “Shaban Qosja, ose ndryshe Shaban Hunde derri”, per shkak te hundes se tij te madhe.”, përgjigjet Tritan Shehu.

Reagimi i Roland Bejkos

Kulla e revolucionit!

Mirmëngjes miqtë e mi , të thjeshtët revolucionarë.

E kam fjalën për ju që shkoni në revolucion me një sanduiç e autobuz falas, jo për ata me Range Rover….

E morët vesh çfarë forme ka revolucioni?!

Formën e Malit në mes të Tiranës.

Po Mali në mes të Tiranës, çfarë forme ka, e dini?!

Ka atë të Kullës së foltores që do ngrihet pas Teatrit të Operas.

Po me revolucionin, çfarë u bë?! Ku ngeci?!

Revolucioni u bë kullë për familjen dhe obortarët e saj ku do pastrojnë paratë e krimit dhe të korrupsionit.

Ju do thoni që edhe në Francë revolucioni filloi në Bastijë. Edhe aty u shemb vërtet kështjella burg, e në vend të saj u ngrit një kullë e hollë fare në formë piramide për nder të revolucionarëve.

Prandaj, plaku mendoi të bënte të njëjtën gjë. Ta nderonte revolucionin dhe revulucionarët me një kullë.

Edhe ai, për nder të revolucionit dhe të revolucionarëve, imitoi francezët. Ndërtoi një kullë. Më të lartën që do ketë Shqipëria deri më sot.

Pyetja tjetër është: Po revulucionarët a do jenë aksionerë në atë kullë?!

-Poo, patjetër që do jenë. Por jo të gjithë. Aksionerë në atë kullën e lartë me majë, që do quhet Mali i Tiranës do jetë vetëm elita e revolucionit. Ata që japin paratë për revolucionin dhe që paguajnë sanduiçat falas të revulucionarëve.

Ndërsa revolucionarët do kenë akses falas në sheshin dhe lulishten përreth kullës Mali i Tiranës, sa herë që të duan. Revolucionarët e thjeshtë do jenë të lirë të shkojnë sa herë të duan të futen nën hijen e kullës në vapën e gushtit sa herë që do t’i thërasë Plaku dhe familja për “revolucionin final”. Për nder të tyre, sheshi përreth kullës, do quhet “Sheshi i Revolucionit”. A ka nder dhe respekt më të madh se ky që u bëhet qëndrestarëve revolucionarë?!

Madje, pas ndërtimit të kësaj kulle, revulucionarët e thjeshtë, nuk do kenë qyl vetëm autobuzin, një kafe dhe sanduiçin. Por, këtë radhë do t’u jepet edhe një sanduiç shtesë i mbështjellë në letër celefoni.

Prandaj, revulucionarët duhet të gëzohen kur elita revulucionare ndërton kulla. Sepse vetvetiu ritet dhe mirëqënia e revolucionarëve gjatë protestave.

Dhe që ta dini, formula është:

Një revolucion mesatar, një kullë.

Dy revolucione, dy kulla.

Tre revolucione, dy kulla+ një bllok rezidencial në bregdet.

Kush ua jep lejen e ndërtimit shefave tuaj?!

-Aaa, mos pyesni. Revolucionarit të thjeshtë i ndalohet të pyes, siç e ka të ndaluar të mendojë. Revulucionari duhet vetëm të zbatojë urdhërat që merr nga Plaku nëpërmjet Mulit, Tritos, Albanës etj.

Kush mendon dhe reagon quhet tradhëtar, i shitur dhe bashkëpunëtor i Lul Pengut e Ali Bashës që i kanë shitur kauzat e demokratëve te Rama.

Sot ju duhet të jeni të lumtur shokë revolucionarë!

Elita e kauzës tuaj u pasurua edhe me një kullë. Ajo është edhe kulla juaj. Sepse kur kanë ata, keni edhe ju. Kur janë mirë ata, mirë jeni edhe ju.

Se ju, jo vetëm që do shijoni hijen në lulishte pas revolucionit, por ndonjërit, më të devotshmit midis jush, mund t’i punësohet njëri nga fëmijët me shkollë të lartë, kamarrier, ose pastrues aty. Ça doni më shumë se kaq?!

Ndaj, ju mos u mërzisni që pas çdo revulucioni që ju bëni në bulevard, merret një leje ndërtimi për elitën tuaj. Se tek e fundit, më mirë ta marrë lejen një yti, se një i Ramë hajdutit.

Bile, sa më i madh dhe i zhurmshëm të jetë revolucioni, aq më e rëndë pesha e lejes.

Kështu, me revolucionin tuaj, ju ndërtoni Shqipërinë socialiste me rezidenca në bregdet e kulla të larta, të larta sa Malet e Shqipërisë në mes të Tiranës.

Prandaj, amani, mos bëni gabim dhe e ndalni revolucionin se do na i lini atdheun të varfër, pa kulla e resorte politikanësh e kriminelësh. Pa revolucion Rama e Veliaj ua japin lejet e ndërtimit vetëm tarafit të tij.

Me revolucion, lejet ndahen. Merr dhe Elita juaj revolucionare sipas peshës që mban gjithë secili në piramidën e foltores, që nga Plaku tek më i riu.

Prandaj, Vive la Revolution!💪💪💪

Reagimi i Tritan Shehut

Roland Bejko me nxorri «mallin» e Shaban Qoses, «Hunde derrit»!

Me paska permendur sot, duke me transformuar edhe emrin!

Me ate “ironi-humorin” e tij shume te «mprehte francez»….

Por qe si thone francezet, «duhet te te kilikose dikush qe te qeshesh»!

Sic duket e beri kete per te me kujtuar egzistencen e tij….

Prandaj ai me kujtoi nje personazh “historik” te rinise sone ne Tirane:

E therrisnin “Shaban Qosja, ose ndryshe Shaban Hunde derri”, per shkak te hundes se tij te madhe.

E ngacmonin ngacmimtaret, vecanerisht diku perballe MAPO te Rr. Dibres.

Ai per pasoje te shante, te ndiqte, bertiste…

Por qellonte qe ndonje dite e haronin, nuk e vinin re fare…

Dhe pikerisht kete nuk mund ta duronte, kjo ate e eksitonte me shume.

Varet si e perceptonte mendja e tij me probleme haresen!

Dhe me me shume vrull te «sulmonte», te shante, te bertiste, pikerisht kur nuk e ngacmoje.

Pikerisht se nuk e kishe ne vemendje, apo me keq e kishe harruar.

Dhe Bejko sot ekzaktesisht Shbanin e shkrete me kujtoi…

Me shqetesimin shperthyes te sotem, per harresen time ndaj tij!

Me beri realisht te qesh me kenaqesi, duke kujtuar ate personazh historik te Tiranes e rinise sone.

Te cilin per hir te vertetes, Bejko sado te perpiqet nuk do te mund ta arrije kurre.

Zjarr Tv Ad