Kulluri: Berisha mjeshtër, ja për çfarë po i përdor Nokën dhe Bardhin

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po përdor Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën, për të hequr vëmendjen nga dështimet e veta.

Komentet Kulluri i bëri në Euronews Albania, ku tha se Berisha premtoi se do të fitonte zgjedhjet lokale të 14 majit dhe nuk e mbajti premtimin, nuk mbajti as përgjegjësi për dështimin.

Ai tha gjithashtu se bashkimi i “Rithemelimit” me grupin e Bardhit, është një lëvizje mekanike.

“Ne jemi në politikë dhe do i përshtatemi rrethanave. Këto lëvizje mekanike janë lëvizje që nuk prodhojnë lajm, nuk prodhojnë politikë. Të gjitha këto lëvizje kanë ndodhur pas 14 majit. Edhe shkëputja e Bardhit dhe kalimi i tij te rrugica e Berishës, ka ndodhur pas 14 majit.

Berisha është mjeshtër për të shpërqëndruar vëmendjen nga dështimet e veta dhe patjetër që përdor personazhe si Noka dhe Bardhi.

Angazhimi që mori Berisha në foltore dhe në Kuvendin e 11 dhjetorit, ka qenë se do të fitonin zgjedhjet lokale. Në 14 maj humbën keq. A mbajti përgjegjësi Berisha për këto humbje?”, tha Kulluri.

Zjarr Tv Ad