Kulluri: Primaret në PD, tallava! Veliaj “Audi A8”, Këlliçi si “Volkswagen Passat”

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tallava! Primaret janë krejt tjetër gjë, shikoni primaret në Amerikë, në Angli, këto që po ndodhin këtu s’kanë lidhje.

Primaret janë një formë e caktuar zgjedhjesh, një anëtar një votë. Nuk i besohet ujkut të ruajë bagëtitë.

Është ky mendimi i ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, dhënë në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv.

Lidhur me kandidaturën e mjekut Ilir Alimehmeti dhe tërheqjen e tij nga përballja në balotazh me Belind Këlliçin, thotë se ai nuk ishte politikan.

Në politikë duhet të hysh politikan ose të bëhesh politikan, nuk mund të hysh ti nga mjekësia në garën më të rëndësishme të Partisë Demokratike, e sidomos për një parti konservatore ku ka shumë rëndësi tradita.

Është si t’i japësh një 7-vjeçari një “Audi A8” dhe të dalë në autostradë, do përplaset. Këlliçi është futur në një garë me një “A8” siç është Erion Veliaj, me një “Volkswagen Passat”.

Këlliçin nuk e shoh si fitues për shumë arsye morale, politike dhe integriteti. Nuk më bind, nuk më bind asnjë kandidat.

Në Partinë Demokratike nuk janë lënë të rriten personalitete politike që të ishin gati për zgjedhje, pasi çdo njeri që ka pasur mendim ndryshe nga lidershipi, është goditur, është lënë jashtë dhe anatemuar.

Rasti im është një ndër ta. Nga legjitimiteti politik, grupimi i zotit Berisha ka shumicën në PD, nuk diskutohet, kush mendon ndryshe gabon rëndë. Lulzim Basha nuk u bë kurrë lider!

Parashikoj pjesëmarrje më të ulët në zgjedhje, Veliaj është “A8” në raport me Këlliçin, por po ta nxjerrësh vetëm në rrugë është më pak se “Passat”.

Se këto 8 vite në bashki, nuk i kanë dhënë ndonjë hov zhvillimi Tiranës. Po të isha në vend të Alibeaj, nuk do nxirrja kandidatë. Do ia lija Rithemelimit.

Zjarr Tv Ad