Kumbaro bëhet pishman? Lajmëroi plazh falas pas orës 19:00, ministrja fshin postimin

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Pas orës 19:00 çadrat dhe shezloget në bregdetin shqiptar do të jenë falas”. Ky ishte njoftimi që ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri ditën e sotme për të gjithë pushuesit të cilët do të zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.

“Mirëmëngjes me bregdetin e Velipojës, që vjen nëpërmjet përshtypjeve të pushuesve të cilët këtë vit e gjejnë më mirë të organizuar, si edhe më të pastër se asnjëherë më parë”, shkruante Kumbaro. Mirëpo, si duket ministrja ka ndryshuar mendje pasi ky njoftim është fshirë nga rrjetet e saj sociale.

Nuk dimë arsyen se pse ky postim është “zhdukur” nga rrjetet sociale apo mos ndoshta qeveria është duke rishikuar dhe njëherë orarin e afishuar për plazhin falas.

Kujtojmë se tre ditë më parë Mali i Zi prezantoi këtë nisëm, për plazhin FALAS. Me vendimin e ri shezlongët dhe çadrat në Malin e Zi do të jenë falas pas orës 17:00.

© Ne foto postimi i ministres Kumbaro, foto e marre nga Dosja.al

Zjarr Tv Ad