Kumbaro: Po ja marrim turistët Greqisë

0
287
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Mirela Kumbaro ka deklaruar publikisht se turistët e huaj që më parë zgjidhnin Greqinë, tashmë po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar.

Ajo ka shtuar se këtë sezon Shqipëria po mirëpret mijëra turistë dhe se shifrat e 2019-ës janë kapur që në muajin qershor.

Sipas Kumbaros, rritja e turistëve gjermanë në vend ka ardhur sepse qeveria ka qenë shumë këmbëngulëse, se në çfarë shtyllash kjo është ende e paqartë…

‘Kemi gjithashtu një rritje të madhe të numrit të turistëve gjermanë. Kjo sepse kemi qenë shumë këmbëngulës në tregun gjerman. Është një treg interesant dhe paguan. Pra është ai lloj turisti që harxhon për pushime.’

Ajo e përmbylli fjalën e saj duke nënkuptuar se Shqipëria i ka vjedhur Greqisë turizmin…

‘Është shumë interesant fakti që shumë fluks turistësh që shkonin drejt Greqisë, tashmë janë kthyer në Shqipëri’,-deklaroi ndër të tjera Kumbaro.

Zjarr Tv Ad