Kundërpërgjigja e Ambasadës Franceze ndaj akuzave të Kryeministrit/ Reagon Basha: Tirja i qeverisë sulmon BE, s’është faji i tyre që Shqipëria është e korruptuar

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha  nëpërmjet një postimi në rrjete sociale i ka  cilësuar të turpshme sulmet e kryeministrit Rama që i adreson ndaj vendeve anëtare të BE, të cilat sipas tij lanë jashtë Shqipërinë në fushatën e vaksinimit të popullatës ndaj koronavirusit.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Basha thotë se “Tirja i qeverisë” po sulmon BE për dështimet e tij. Ku shton se nuk është faji i tyre që Shqipëria është e korruptuar.

Ai garanton se më 25 prill do të bëhet ndarja nga e keqja dhe Shqipëria do të vijojë me orientimin evropian.

“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.”, shkruan Basha.

Rama prej ditësh ka kritikuar BE për qasjen që ka pasur për dërgimin e vaksinës në Ballkanin Perëndimor. Sot me një letër, ambasada e Francës i konsideroi të papërshtatshme sulmet e Ramës ndaj BE dhe vendeve anëtare.

Deklarata e plotë e ambasadës franceze:

Mbrëmë në një transmetim televiziv, Sh.T.Z, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm.

Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA.

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët.

Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat.

Zjarr Tv Ad