Kundërshtarët e Bashës bëhen bashkë dhe sot paralajmërojnë zhvillimin e rëndësishëm/ Çfarë po kurdisin?

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zërat kritik në Partinë Demokratike që kërkojnë dorëheqjen e kreut të PD-së Lulzim Basha, do të zhvillojnë ditën e sotme në orën 12:00, një konferencë të përbashkët nga ambientet e hotel Xheko Imperial. Në njoftimin publik bëhet me dije se të pranishëm do të jenë Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha.

Njoftimi per mediat:

Të nderuar miq grupimi  “Për PD-në”,  sot ne ora 12:00 do të mbajë sot më datë 6 maj 2021 në Hotel Xheko Imperial ( ish Karlsberg” një Konferencë për  shtyp në vijim të kërkesës për hapjen e një procesi politik dhe reformimin ne Partinë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Ju ftojmë të merrni pjesë. Me respekt Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj, Indrit Hoxha. Jeni të mirëpritur.

Zjarr Tv Ad