Kupola e Bashkisë në pranga, reagon për herë të parë Erion Veliaj

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Veliaj ka zgjedhur të bëjë një reagim qesharak, pas arrestimit të drejtorëve të tij, që kishin ngritur një kompani për të marrë tenderat, duke deklaruar se i ka shkarkuar nga detyra dhe se duhet të përballen me drejtësinë, por nuk merr asnjë përgjegjësi, që bashkia që drejton i është kthyer në vatër korrupsioni.

Veliaj thotë se Bashkia, të cilës i referohet si “organizatë”, ka bërë shumë punë në Tiranë, por nuk sqaron pse ka lejuar vjedhjen e taksave të qytetarëve nëpërmjet kompanisë “5D Konstruksion”, edhe pse ishte vënë në dijeni nga opozita, mediat dhe kompanitë e skualifikuara se ç’ndodhte me tenderat.

Ja reagimi i Veliajt:

“Siç besoj e dini, kam pasur një javë sfiduese me shëndetin tim personal, por siç e keni parë nga lajmet, kam pasur edhe një sfidë me shëndetin e organizatës që drejtoj.

Por, si çdo organizatë, ashtu si organizmi i njeriut, ka sfidat e saj. Pyetja është: Si i adresojmë këto sfida? Sot e kam nisur ditën me një takim, ku morëm vendimin për largimin e disa kolegëve sepse organizata e madhe është më e rëndësishme se 1 apo 2 persona, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin këto probleme me drejtësinë. Unë uroj që të provojnë pafajësinë e tyre, por teksa i zgjidhin ato probleme, na duhet që organizata të vazhdojë përpara. Në një organizatë, – nuk ka rëndësi nëse është shkollë, nëse është bashki, nëse është drejtori apo kompani e madhe, – nëse ka një problematikë, ajo duhet adresuar.

Unë mendoj se njerëzit duhet t’i zgjidhin problemet me drejtësinë pa e ulur ritmin e organizatës. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të bëjnë ‘time out’, dhe pse organizata vetë, në këtë rast Bashkia e Tiranës, duhet të vendosë disa sisteme vetë-korrektuese. Ne e kemi një sistem të brendshëm auditi, por unë besoj se duhet të vëmë edhe sistem për të kontrolluar konfliktin e interesit. Ka shumë organizata, të cilat për dikë që ka punuar aty dhe më pas është larguar, vendosin që ai person të mos ketë të bëjë më me atë organizatë për një periudhë të caktuar 3 vjet, 5 ose 10. Këtë po e mendoj ta zbatoj seriozisht edhe në Bashkinë e Tiranës.

Kjo organizatë ka bërë punë të jashtëzakonshme, ia ka ndryshuar fytyrën Tiranës, por nuk është perfekte, bën gabimet veta. Ndonjëherë, duhet t’u japësh kohë njerëzve të sqarojnë problemet me drejtësinë, ndërsa organizatës duhet t’i japësh lirinë të vazhdojë të ecë përpara. Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin. Ka disa njerëz që harrojnë çdo punë që është bërë dhe për një problematikë, për një çështje që patjetër duhet zgjidhur dhe adresuar, janë gati të zerojnë gjithçka,” tha Veliaj.

Zjarr Tv Ad