“Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak”, Berisha zë foltoren në përgjigje të Ramës, Nikolla i mbyll mikrofonin

0
529
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar fjalën dhe ka zënë foltoren e Kuvendit për t’iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, por kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla i mbyll mikrofonin. Megjithatë, ai ka refuzuar të ulët në vendin e tij dhe ka mbajtur për pak minuta foltoren.

“Kur ky hallaci 2 metra I gjatë shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak. Kosova mbulohej me gjakun e bijve të saj. Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, mbahej me ikonat e vjedhura, në sarajet e Surrelit ka ikonat e vjedhura. Shkoni pyesni Fatos Nanon. Kur ky dymetroshi është siç është, mund ti them shumë fjalë, por nuk dua, I them vetëm kaq: kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak ti shisje ikonat e vjedhura dhe spiunoje emigrantët në Paris.

Po, po. Kur Partia Demokratike shpallte moton “një komb një qëndrim” dhe mbështeste UÇK, ti shisje ikona të vjedhura o mjeran. Edhe çdo kurorë po more, përsëri mbetesh një hajdut ordiner që e nise jetën tënde duke shitur ikona të vjedhura”, ka deklaruar Berisha duke iu drejtuar Ramës, i cili hodhi akuza të ashpra ndaj tij dhe opozitës.

Edi Rama: Je i vetmi hajdut i certifikuar.

Lindita Nikolla: Fjalën e ka zoti Mediu.

Zjarr Tv Ad