Kur na mungon fuqia për të heshtur!

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga AGRON GJEKMARKAJ

Në çdo ditë perkujtimore ka një nxitim për të folur, për të thënë diçka, për të qene në rregull, për të bërë detyrën !!

Një mbështjellje e banalitetit me folklorin patetik, e hipokrizisë me padobinë, e paturpësisë me pandjeshmërinë, e përdorimit me interesin, shpërthen si kanalet e ujerave të zeza mbi pasardhësit e viktimave të komunizmit, të ish të persekutuarve politike, mbi vetë të shkuemen ,në çdo datë me shenje siç është edhe e sotmja “dita përkujtimore e viktimave të regjimeve totalitare”!

Komunistë, ish komunistë, pragmatistë, kodoshë e hajdutë, levantinë, bizantinë, spiunë, ish spiunë, njerëz për të cilët historia është lopë me u mjelë si postet që kanë patur e kanë, turren tu lypë drejtësi  per viktimat e martiret, tu thure lavde e ditirambe, tu ba gjykime e premtime , tu akuzu e coptu, pas 32 vitesh liri, tu sha e tu ba copash diktaturen  me fjalë kinse si gjyle ndaj së keqes të pafuqishëm moralisht me heshtë.

Shumë prej tyre  kulturalisht e fizikisht bijë të saj, kanë pasë një herë mundësi me ba diçka per ta e se kanë ba, kanë pasë pushtet e janë rrotullu në opozitë e prapë në pushtet e keshtu me rradhë. Gjithmonë kanë humbë një rast me ba një të mirë, me vu diçka në vend, me ndreq një padrejtësi, më ndertu një shembull, me ba akte e jo fjalë dhe në çdo rast ka triumfu perdorimi politik , ligjerimi prej kauçuku mbi thelbin e së shkuemes që kushtezon të tashmen dhe të ardhmen.

Të pakten një herë të vetme të kishin me mbyllë gojen e me i lanë viktimat a heronjtë në paqen e tyre, familjaret në pershpirtjen e tyne të dhimshmne, shoqninë në ndergjegjen e vet  të vramë, kohen në qetesinë që humb nga pellitjet njerzore!!

Kur na mungon fuqia për me heshtë nxitojmë me u ba klerikë të etikes, gishtdrejtues të bindun që të tjeret janë trushkulun dhe kujtesen e kanë të shkurter sa gjumin e pasdites. E shkuara lyp akte dhe jo fjale. Kur s’kena fuqi me ba akte se paku te mos bajmë zhurmë me tinguj akustik që u ndyjnë ameshimin të rënve.

Zjarr Tv Ad