Kur paratë bien nga qielli !

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur paratë bien nga qielli është një dhuratë e rënë nga lart! Duket se kjo gjë është bërë realitet në East Rutherford, një zonë e New York-ut.

Dollarë kanë rënë nga qielli në autostradë dhe nuk ishte një film. Kartëmonedhat kishin dalë nga një mjet i blinduar që transportonte para, i cili ishte përfshirë në një aksident, dhe menjëherë trafiku ishte kthyer në një kaos.

Shoferët kishin ndaluar makinat e tyre, dhe menjëherë filluan të mblidhnin paratë në asfalt, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa përmes mediave sociale u përhapën imazhet e gjuetisë masive për dollarë.

Policia lokale deklaroi se njerëzit duhet t’i kthejnë lekët pas, ndërsa po heton  shkaqet që sollën aksidentin e më pas me incidentin e “fluturimit” të parave.

 

Zjarr Tv Ad