Dikur, Ledi Shamku Shkreli ka qenë deputete e Partisë Socialiste, mirëpo në zgjedhjet bashkiake të 14 majit, një prej anëtarëve të familjes së saj garoi djathtas. Bëhet fjalë për kandidadin demokrat për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin, i cili është në një lidhje me vajzën e Shamkut.
E ftuar në ABC News, ajo ka treguar se e ka mbështetur Këlliçin pasi ka besuar te natyra dhe vizioni i tij, por dhe sepse kanë shumë ngjashmëri në idetë për emancipimin e vendit.
Shamku ka theksuar se fakti që vetë ka qene me një parti të majtë nuk ka ndikuar në marrëdhënien me Këlliçin. Sipas saj, kur është bërë pjesë e politikës, slogani ka qene ‘Përtej të majtës dhe të djathtës’.
“Ka pasur mbështetjen time në garë, sepse unë kam besuar te ndershmëria e tij. Unë e njoh dhe sidomos kam besuar te natyra e tij demokratike. Në këtë pikë ngjajmë shumë, por ndoshta nga që jemi tirons. Bëj shaka. Është një djalë i shkolluar shumë mirë, shumë modern në vizionet e veta dhe kam ndjekur me vëmendje çdo ofertë të tij. Janë të gjitha oferta që i vlejnë qytetit dhe bashkësisë së qytetit. Kështu që në një far mënyre, unë mbështes dhe nuk shoh anë. Kemi diskutuar shpesh, ai nuk ka nevojë për mua. Nuk besoj se jemi në kushte që të kritikojmë njëri-tjetrin. Ne jemi shokë shpeshherë në biseda dhe bisedat tona kanë qene gjithmonë, sa i takon se sa bashkësi ka ky qytet, sa gjithëpërfshirje ka ky qytet, sa heterogjinitet ka ky qytet, cili është roli i gruas në vizionin e tij politikë. Jam gëzuar shumë kur e kam parë që është shumë i emancipuar në këtë pikë dhe cili është roli i më të dobëtit në këtë qytet, i pakicave, i minoritetit, i njerzve të pamundur etj.
Kur unë jam futur në politikë, slogani i kryeministrit tim ka qene ‘Përtej të majtës dhe të djathtës’, nëse e mban mend? Unë këtij slogani i kam besuar përherë dhe vazhdoj t’i besoj që në këtë vend e mira publike dhe sidomos demokracia rri përtej të majtës dhe të djathtës”, u shpreh Shamku.