Kush do i paguaj lekët për afganët? Flet Rama: Do punësohen dhe arsimohen…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka folur së fundmi për afganët që janë strehuar në vendin tonë. Sipas kryeministrit Edi Rama, paratë dhe shpenzimet për afganët e strehuar në vendin tonë do të mbulohen nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri ndër të tjera ka theksuar se ai vetë kishte ofruar gatishmërinë për të strehuar afganët, përpara se të vinte kërkesa nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Më tej kryeministri ka theksuar se qytetarët afganë, do të mund të përshtaten me Shqipërinë duke u punësuar ndërsa fëmijët do regjistrohen në shkolla. “Nëse do të duan të punojnë, ne do i fasilitojmë maksimalisht” tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës në Opinion: 

“Ne së pari kemi bërë një gjë me rëndësi të madhe për vetëdijen kombëtare dhe trashëgim historike. Në këtë proces ne e kemi ngritur shumë lart imazhin e vendit tonë. Kemi një gjë që na jep shumë respekt edhe me NATO. Nuk jemi në NATO për të marr vendime. Por jemi si pjesë e një organizate që bashkon vende dhe është nder i madh që në momentin kur jemi të vlefshëm. Për shpenzimet është një proces që ka nisur para se qeveria Amerikane të na kontaktonte. Në jemi kontaktuar për herë të par dhe e kam ngritur unë në samitin e fundit duke pasur parasysh cfarë kemi kaluar. E dimë se si është krijuar kjo atmosferë. Kam thënë se “po për afganët tradhtarë a kemi plan se cdo bëhet me ta? Se po i lanë atje…”. Pastaj na janë afruar dy entitetet që na janë afruar dhe më pas qeveria amerikane. Kemi qenë të gatshëm të ofrojmë mikpritje. Nuk është proces një muaj dy muaj do zgjas shumë. Se këto afganë këtu janë për në Amerikë dhe duhen procedurat.

Dhe do bëhet procedurë e do kërkojë kohë. Shpenzimet nuk mund të jenë të taksapaguesve tanë. Se këtë do mund ta bënim por nëse ata do rrinë këtu 1-2 vjet nuk mundemi. Shpenzimet këto entitete qeveria amerikane do mbulojë shpenzimet e tyre. Nga pikëpamja e shpenzimeve. Ishte një variant për të ngritur kamp. Por kampe refugjatësh në Shqipëri nuk ka. Për aty është çnjerëzore për ata. Ata këtu duhet të vijnë si njerëz.” tha Rama.

“Nëse qëndrojnë në Shqipëri janë të mirëpritur. Jo me shpenzimet tona se nuk e kemi këtë mundësi. Kemi dhënë për 4 mijë or nuk lëvizin dot dhe nuk besojmë do shkojë kështu. Por vala e madhe do vijë për Europën në vijim dhe kjo është histori në vete.

Zjarr Tv Ad