Kush do jetë kandidati i opozitës për kryeministër?Ja përgjigja e Salianjit

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha në emisionin Now në Euronews Albania se i qëndron mendimin se në PD duhet të kishte rinovim dhe Berisha nuk duhet të ishte në krye të PD.

Por sipas tij, fakti që ai ka mundur të marrë 500 mijë vota me gjithë përçarjen në PD, e bën atë kandidat për kryeministër edhe pse është në izolim.

“Të gjithë potencialisht që janë në politikë në një moment të caktuar mund të jenë kandidatë për kryeministër. Ka kapacitete pa fund, nuk kam parë ndonjë partin politike në Shqipëri që në mes të kësaj situate të themi të hapim diskutim për këtë. Rregulli është që ai që është kryetari i opozitës është kandidati për kryeministër. Berisha është i izoluar, por kjo s’e pengon të jetë kryeministër, ka pasur raste të tjera në botë”, tha Salianji.

Zjarr Tv Ad