Kush do të jetë kapiteni i Shqipërisë?

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk ka rëndësi se kush do të zbresë i pari në fushën e lojës për ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Izraelit, ai që do të quhet zyrtarisht kapiteni i Shqipërisë për këtë grumbullim të kombëtares, do të jetë Andi Lila. Me shiritin që qarkullon dorë më dorë sipas rastit dhe numrit të ndeshjeve me përfaqësuesen, ky nder i takon mesfushorit të Pas Janinës, i cili, në fakt, në ciklin e ri të Panuçit është grumbulluar rregullisht, por ka luajtur shumë pak me fanellën kuqezi.

Gjithsesi, pas lënies jashtë të Ansi Agollit, ai mbetet lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e përfaqësueses, plot 68 të tilla dhe nëse trajneri do ta aktivizojë më rregullisht, nuk është çudi që 32-vjeçari shumë shpejt të kalojë shifrën e 73 ndeshjeve të Agollit. Pas tij në radhë në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Panuçi është Etrit Berisha, me 50 ndeshje, por ai vështirë se do të jetë në fushë pasi për momentin titullar cilësohet Strakosha.

Zjarr Tv Ad