Juncker: Ballkani rrezikohet nga një luftë e re

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i Komisionit të Bashkimit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi për një lufte të re në Ballkan, nëse Bosnjës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës, nuk u ofrohet një perspektivë e qartë e anëtarësimit në union në të ardhmen.

Juncker tha se nëse nuk u ofrohet perspektiva e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor, atëherë rrezikohet të ndodhë ajo që është parë në vitet 1990.

Gjashtë shtetet e Ballkanit -të cilat gjatë viteve 1990 u përfshinë në konflikte vdekjeprurëse, më të egrit në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore, janë në faza të ndryshme të bisedimeve me BE-në.

Mali i Zi dhe Serbia janë më të avancuar në aspektin e integrimit, ndërsa pritet të bëhen pjesë e bllokut në vitin 2025.

Megjithatë, rruga drejt anëtarësimit të plotë në BE për ato shtete ishte “ende shumë e gjatë”,tha Juncker në parlamentin austriak, cituar nga “Euractiv”.

Ai kërkoi nga BE-ja që të jetë më intensive dhe të ndihmojë aty ku është e nevojshme, ndërsa shtuar se vendet mund të krijojnë një “zonë ekonomike” para anëtarësimit në BE.

“Sido që të jetë futja e vendeve të Ballkanit Perëndimor si (Bosnja, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova) në Bashkimin Evropian do të zgjasë shumë”, ka shtuar ai.

Sipas tij progresi që po bëjnë këtë vende për anëtarësim nuk është i mjaftueshëm.

“Në disa vende ka progres, megjithatë ai progres nuk është i mjaftueshëm”, ka deklaruar Juncker.

Juncker thotë se deri në vitin 2025 nuk do të mund të anëtarësohet Ballkani Perëndimor si tërësi në Bashkimin Evropian, si pasojë e konflikteve që kanë këto shtete me kufijtë.

Juncker ishte në Vjenë për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Austrisë.

Zjarr Tv Ad