Kush është ushtaraku i dekoruar, baba i dy fëmijëve që qëlloi mbi Gaxhën

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Meviol Bilo 41-vjeçari i shpallur në kër- kim si autori i ngjarjes kriminale, ku gjeti vdekjen një person dhe dy të tjerë u plagosën, është pjesë e Forcave të Armatosura. Ai është rreshter specialist i Xhenios në Batalionin e Forcave Speciale. Bilo ishte i punësuar edhe si truprojë i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh edhe kushëriri i saj. Sipas ligjit, të punësuarve në shtet, nuk iu ndalohet një punë e dytë, të cilën prej disa kohësh e bënte edhe 41 vjeçari.

NGJARJA
Një person vdiq dhe 2 të tjerë u plagosën parmbrëmë në një lokal në ish-bllok. Viktimë mbeti Fabian Gaxha ndërsa të plagosurit janë Ervis Martinaj, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe Eljon Hate, të cilët kanë qenë së bashku në lokal.
Sipas dëshmive që ka marrë policia në vendngjarje, konflikti ndodhi në kushtet kur në lokal ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon Hate ky i fundit i njohur edhe me emrin Esmeraldo, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Bilo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar. Mësohet se Meviol Bilo, me gradë rreshter, me detyrë specialist xhenio i Batalionit të Forcave Speciale, ishte i punësuar nga këngëtarja Elvana Gjata si truprojë e saj. Ai nuk ka qenë më armën e shërbimit në momentin e krimit, ndërsa hetimet do të përcaktojnë se kujt i përkiste ajo. Skedën e vet e ka shumë të pastër dhe sipas atyre që e njohin ishte një njeri i qetë dhe joproblematik. Meviol Bilo është i martuar me 2 fëmijë, ai është një ushtarak me kredite shumë të mira dhe rezultate shumë të mira në testime. Në dhjetor të vitit 2011, Bilo është dekoruar me “medaljen e shërbimit”, pas kthimit të atdhe nga misioni në Afganistan.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë, thuhej se në kuadër të festimeve me rastin e 99-vjetorit të pavarësisë, 8 oficerë të ushtrisë u certifikuan me “Medaljen e Shërbimit” për performancë të jashtëzakonshme dhe ekzekutim të suksesshëm të detyrave gjatë misionit “Eagle 3”.

PAS KRIMIT
Autorët e ngjarjes pas të shtënave kanë dalë me shpejtësi nga lokali. Në kamera duket që njëri prej tyre është larguar në këmbë në rrugicat e Bllokut, tjetri me makinë, ndërsa i treti nuk duket në pamjet e kamerave të sigurisë. Policia ka mbërritur rreth 10 minuta pas ngjarjes, me të marrë sinjalizim. Ne vendngjarje gjeti 11 gëzhoja, arme zjarri tip ‘Glock’, 10 000 euro, aparate celularë dhe 3 automjete. Pak pas krimit policia gjeti edhe një motor në zonën e Kopshtit Botanik që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Zjarr Tv Ad