Kush do të jetë Presidenti i ri? Ish-deputeti i PD-së nxjerr prapaskenat politike dhe bën deklaratën e fortë

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka komentuar situatat  më të fundit politike në vend. Sa i takon zgjedhjes së Presidentit të ri, deklaroi se emrat janë çështje sensacioni dhe se Edi Rama ka mundësi të vërë aty kë të dojë dhe do bëjë lojëra me figura për të tërhequr vëmendjen.

Komenti i Pollos:

Ka që thonë se po qe se e ofron me sinqeritet bashkëpunimin, kjo do ishte një rrugë. Unë duke parë si kanë funksionuar marrëveshjet mes opozitës dhe mazhorancës nuk kam përshtypjen se kjo do ndodhë. Në të kundërt opozita nuk ka pse përzihet, Rama le të vendosë kë të dojë. Gjërat pse kritikohet Meta e jep përgjigjen vetë. Por për ligjet korruptive dhe abuzuese, Presidenti i ka kthyer me një argumentim shumë të hollë. Ka qenë një shërbim i mirë për qeverisjen dhe shtetin ligjor, një kontroll demokratik mbi pushtetin. Me figurën që do vij pas qershorin druaj se këtë rol nuk do e kemi.

Normaliteti është që kur të ketë një ligj abuziv si ai për Teatrin, Presidenti “normal” nuk do ketë këllqe ta kthej mbas. Për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Kushtetutën do ketë këllqe ta bëjë?”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad