Dikur presidenti Kennedy ka thënë një shprehje: Do kisha dashur ta bëja 1000 copash CIA-n.
Në fakt ishte CIA që ia bëri varrin, por nuk është ky qëllimi i reflektimit tim.
Për gjithë këtë që ndodhi në Afganistan dhe sidomos mbas vrasjes së amerikanëve dhe afganëve e disa dhjetëra të tjerë të plagosur, reputacioni i Amerikës ka rënë në pikat më të ulëta ndonjëherë në gjithë historinë e saj.
Pavarësisht justifikimeve foshnjore që bën presidenti Biden, pergjegjësia mbi këtë skandal bie direkt mbi administratën e tij.
Mbas kësaj ngjarje Biden e tërhoqi mënjane dhe tha: “I was instructed to do so”.
Nga kjo përgjigje e tij kupton qartë dy gjëra shumë të rëndësishme:
Së pari Biden nuk është një president vendimmarres. Dikush tjeter vendos per të. Në fakt, ky është edhe shqetësimi i shumë analistëve dhe gazetarëve në Amerikë. Kush është mbas Biden?
Së dyti, ata që e instruktojnë presidentin në të tilla situata janë Sekretari i Shtetit dhe Sekretari i Mbrojtjes, dy nga njerëzit kryesorë të Këshillit të Sigurisë.
Që të dy duhet të jepnin dorëheqjen, sidomos mbas vrasjes së 13 amerikaneve.
Kush janë këta të dy?
Austin, Sekretari i Mbrojtjes u vu në atë post për “identity politics”, meqënëse është i zi. Në fakt “identity politics” nuk zhgënjen asnjëherë, dështimi është i sigurt.
Blinken, po tregohet dhe po përcaktohet një nga sekretarët e Shtetit më mediokër. Një njeri i mefshte në daljet e tij publike të fundit.
U vu në atë post si njeri i afërt me Soros. Natyrisht që Soros do ta diktonte postin e shefit të DASH, sepse Soros ishte një nga kryesorët që solli Biden në pushtet. Dhe për këtë ai u shpërblye nga Biden me postin e Sekretarit të Shtetit, post që i duhet Soros për axhendat e tij nëpër botë.
Ndoshta është me interes të përmëndim se Blinken është hebre me prejardhje hungareze dhe polake.
Kryeministri hungarez Orban e ka kritikuar ashpër administraten Biden, duke filluar nga korrupsioni i vetë Biden gjatë fushatës. Me qëndrimet konstante patriotike të Orban dhe të Polonisë, kuptohet qartë edhe përzgjedhja e Soros për Blinken.
Po të kishte qënë gjallë sot presidenti Kennedy do kish thënë: DASH do ta kisha bërë 1000 copash.
Është institucioni amerikan që treshja Clinton-Obama-Soros e kane shkatërruar duke futur njerëz militantë dhe të paaftë.
Shikoni ambasadorët në Shqipëri, se sa joprofesionalë janë dhe kuptohet kush është DASH, por jo vetëm në Shqipëri. Kudo në Europën Lindore, Azi dhe Amerikën Latine, i gjithë investimi që ka bërë treshja e mësiperme në DASH po jep frutet e veta sot.
©Rob Kore