Lamtumirë Mjeshtër Kujtim Aliaj !

0
315
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teatri Migjeni, Shkoder ne nje postimi ne Facebook diten e djeshme ka shprehur ngushellimet per mjeshtrin Kujtim Aliaj.

Postimi i plote

Lamtumirë Mjeshtër!

Sot u nda nga ne Mjeshtri i Madh Kujtim Alija .

Ky largim fizik i mjeshtrit është një humbje e madhe për familjen, kulturën, artin, Shkodrën e Shqipërinë.

Ceremonia mortore nis në orën 08.45 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve me përcjelljen e kortezhit, deri tek monumenti i Luigj Gurakuqit, nga Orkestra Frymore e Qytetit.

Nga ora 09:00 deri në orën 11:00, në teatrin “Migjeni” zhvillohen homazhet .

Teatri “ Migjeni” i shpreh ngushëllimet familjes Alija, kolegëve dhe bashkëqytetarëve!

I paharruar qoftë kujtimi tij!

Biografi

Dirigjenti i njohur shkodran “Mjeshtër i Madh”, Kujtim Aliaj, simbol i dashurisë për muzikën dhe festivalet e fëmijëve ndërroi sot jetë në moshën 60-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Mjeshtri i madh Alija përfundoi shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” në Shkodër, ndërsa studimet e larat i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit, Artistit të Popullit, Rifat Teqja.

Pas diplomimit filloi punë në qytetin e Shkodrës ku organizoi dhe drejtoi koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.

Festivali i parë shqiptar i këngës për fëmijë u zhvillua në Shkodër, më 10-11 maj 1963, një vit pas Festivalit të Këngës në Radio.

Ky festival në vite zbuloi dhe u dha rrugën e artit shumë talenteve të cilët më vonë shkëlqyen në skenat shqiptare dhe ato botërore.Prej 30 vitesh Aliaj është drejtuesi i festivalit mbarëkombëtar i Festivalit të Këngës për Fëmijë.

Aliaj është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Naim Frashëri” i Argjendtë dhe nga bashkia e Shkodrës me titullin “Mirënjohje e Qytetit” dhe pas 32 festivaleve, në qershor 2017, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Aliaj drejtonte qendrën kulturore të Shkodrës.

Zjarr Tv Ad