Kush është drejtuesi i gomones që përplasi fëmijën në plazhin e Himarës

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën 5 vjeç në plazhin e Potamit, është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës, ndërsa aktualisht mban detyrën e shefit të policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase  rezulton të ketë qenë i pezulluar nga detyra më parë. Por, pavarësisht kësaj ai është rikthyer sërish në detyrë në Policinë e Shtetit.

Tase kur ishte shef i komisariatit të Himarës akuzohej për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës. Në dhjetor të 2020 në kuadër të operacionit antidrogë u arrestuan disa efektivë policie, kultivues dhe trafikantë droge të cilët ishin implikuar në kultivimin e 6790 rrënjë kanabis në Vlorë. Arjan Tase është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës në 27 prill 2022 dhe u rikthye në polici më pas në detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Burimi: BalkanWeb

Zjarr Tv Ad