Kush është mashkulli që mban në ajër Klaudia Pepën dhe balerina e thërret ‘Princi im’

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klaudia Pepa është shpesh herë në vëmendjen e mediave rozë lidhur me jetën e saj sentimentale pas ndarjes nga Albi Nako.

Së fundmi Klaudia i ka bërë të gjithë kuriozë me një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet nën shoqërinë e një mashkulli tepër seksi.

Pak ditë pasi deklaroi në një intervistë se ende nuk e ka gjetur ende dashurinë, balerina e njohur shqiptare bëri një dedikim të veçantë për kolegun e saj, balerinin Francesco Mariottini.

“Princi im”, shkruan Klaudia teksa publikon një foto ku shfaqet e ngritur në ajër nga Francesco gjatë një kërcimi, me siguri pjesë e ndonjë projekti që do të vijë së shpejti.

Francesco ka qenë balerin profesional i Amici-t, dhe tani njihet si një ndër balerinët më të njohur në Itali.

 

Zjarr Tv Ad