Kush është vajza që u vra në makinën e të dashurit

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një atentat mafioz u shënua ditën e djeshme në zonën e Laprakës në Tiranë, ku drejt makinës në të cilën ndodhej 23-vjeçari Erion Benga dhe 17-vjeçarja Briselda Gjiknolaj, u qëllua me armë zjarri.

Adoleshentja u qëllua me plumb në kokë, duke bërë që të gjejë vdekjen, ndërsa i riu mbeti i plagosur rëndë.

Mësohet se viktima ishte me origjinë nga Mirdita, ndërsa prej vitesh jetonte në Tiranë. E ndjera dhe Benga kishin pak kohë që ishin lidhur bashkë. Ata ishin ulur në një lokal në zonën e Laprakës dhe sapo ishin çuar dhe hynë në makinë, kur dhe u hap zjarr ndaj tyre.

Briselda u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës nga Benga, por për shkak të dëmtimeve të marra gjeti vdekjen.

Sakaq 23-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se e reja është vrarë aksidentalisht, teksa objektivi i vërtetë mendohet se ka qenë i dashuri i saj.

Dyshohet se atentatori nuk ka marrë shënjestër mirë, duke qenë se është qëlluar nga pjesa e pasme e sedijes së shoferit.

Paraprakisht dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur edhe për motive xhelozie, duke qenë se Gjiknolaj ka pasur edhe një lidhje më parë.

Sakaq edhe Benga është person me precedent penalë dhe i dënuar më parë.

Kjo pasi në vitin 2016 ai shantazhoi një vajzë duke i thënë se do t’i publikonte video intime nëse nuk do t’i jepte 2 mijë euro.

Ai ka pasur një histori dashurie me vajzën me inicialet K.L., të cilën e shantazhonte vazhdimisht. Për këtë arsye, e dëmtuara i është drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku dhe e denoncoi, për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

 

Zjarr Tv Ad