Deputeti i Partisë Dempokratike, Flamur Noka ka zbuluar se nga cilat persona u vodhën votat e 25 prillit.
Sipas Nokës, votat u vodhën nga një marrëveshje të përbashkët të kryeministrit Edi Rama, ambasadores Yuri Kim, dhe Lulzim Bashës të drejtuar nga Xhorxh Sorros.
“Në këndvështrimin ne ndajmë në disa pika. Basha rezultoi një peng për fatin e keq të demokratëve, i dha kosto të pallogaritshme opozitës, PD-së, nuk më kishte ndodhur që në 2 vite qeverisje opozita të ishte një lojë e qeverisë.
Basha ishte një risi shumë e keqe e Partisë Demokratike. Regjim ka thënë zoti Rama , regjim themi dhe ne. Kur Rama ishte në opozitë, Sali Berisha nuk kontrollonte mediat as shoqerinë civile.
Shoqeria civile ishte nën drejtimin e Sorosit dhe është akoma edhe sot e kësaj dite, Berisha nuk kontrollonte mediat, drejtësinë vetëm pushtetin ekzekutiv.
Në një demokraci gjithçka zë vend nga vota e lirë. 25 prilli ishte një vjedhje me marrëveshje të votave , ishte një pazar Yuri Kim-Basha-Rama dhe e drejtuar Xhorxh Sorrozit”, tha ai.