Kush janë 4 ekspertët teknikë që u propozuan nga PS dhe PD për Reformën Territoriale

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Reformën Territoriale, palët politike kanë zbuluar dhe emrat e ekspertëve që do të asistojnë punimet.

PS ka propozuar Adelina Farricin dhe Artan Shkëmbin, ndërkohë që Dhurata Çupi propozoi në emër të PD-së Agron Haxhimalin dhe Roland Bejkon në cilësinë e ekspertëve teknikë. Komisioni la pezull mundësinë që të shtohen dhe dy ekspertë nga grupet e tjera më të vogla parlamentare.

Në mbledhjen e sotme deputeti Xhelal Mziu kërkoi që Komisioni të ketë edhe një bashkëpunim me 3 shtete të rajonit, për të parë praktikat e ndjekura prej tyre për ndarjen territoriale.

“Reforma territoriale duhet të gjejë modalitetin që me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, për të parë risitë e tyre në raport me ne dhe të mos shkojmë te shpikja e rrotës.

Të treja kanë risi që janë më shumë se ne, por jam i sigurt që do të kontribuojnë maksimalisht për një reformë komplekse jo vetëm në një aspekt. Përveç tyre, kam dhe një propozim tjetër, kongresi i autoriteteve lokale evropiane është një aktor shumë i rëndësishëm dhe më shumë se ato, nuk mund të kontribuojë askush.

Të gjendet mundësia e komunikimit dhe shkuarjes tek një përfaqësim i këtij komisioni për të marrë disa nga orientime dhe ngelem shpresëplotë që do të ndikojë në këtë drejtim. Të bëhet një alternim i propozimeve dhe duke parë kontributin e tyre në hartimin e këtij programi”, tha Mziu.

Zjarr Tv Ad