Lutfi Dervishi: 6 policët gënjyen! 2 zv/drejtorët e policisë gënjyen! Drejtori Pergjithshëm i policisë gënjeu! Prokurori gënjeu! Media gënjeu! Kush urdhëroi rrenën?

0
423
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarët e kronikës, Klodiana Lala dhe Armand Bajrami, kanë hedhur akuza ndaj Policisë së Shtetit se gënjeu publikisht për ngjarjen e Elbasanit katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjera.

Lala dhe Bajrami drejtuan gishtin nga kreu i Policisë së Shtetit në atë kohë, Ardi Veliu, i cili në deklaratën për media pas ngjarjes tragjike tha se “Në mjetin “ML”, pa targa, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundraligjshme, që mund të përdoreshin për shit-blerje të votës”.

“Mua më shqetëson se përse, sot që flasim, Ardi Veliu, gënjeu? E detyruan, e bëri për arsye politike, për interesa personale, se ishte i shantazhuar nga krimi? Pse gënjeu? Alfred Shehu është sot në SPAK, kishte një listë me emra. Pse gënjyen ata?”, tha Lala.

Ndërsa Bajrami tha se në këtë makinë janë gjetur, përveç dy prerjeve nga 50 euro dhe një prerje shqiptare 2 lekë, janë gjetur një lloj blloku me emra, numra, karta identiteti, një dokument A4 me formularë patronazhi.

“Policia mohoi që kishte gjetur materiale zgjedhore. Këtu ishte pika e parë e deformimit të ngjarjes. Më pas, mbërritëm te kjo situatë, që është po aq e pashpjegueshme, për masën e “arrestit të shtëpisë” për tetë zyrtarët e policisë. Kemi të bëjmë me një frymë, jo me veprime individuale. Është e pamundur që 8 persona, zyrtare policie, të mos thonë të vërtetën. Mendoj se kanë qenë deklarata të diktuara, por nuk di të them nëse janë bërë me ndikim nga politika apo nga bota e krimit”, tha Bajrami./E.T-CNA.al

Gazetari Lutfi Dervishi ka pyetur kryeministrin Rama ne lidhje me kete:

Zjarr Tv Ad