Kush mendoni se del parti e parë? Monika Kryemadhi: E sigurt që PS nuk del, unë hyj për të fituar…

0
288
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në “Open”, ku është shprehur; me siguri se Partia Socialiste, nuk do dalë Parti e parë, në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ke parë ndonjë budalla që futet në garë për të humbur ti. Unë hyj për të fituar”, ka thënë Monika Kryemadhi.

Kush e merr mandatin e kryeministrit?

Kryemadhi: Koalicioni që fiton, e keni në kushtetutë , që pavarësisht se ti nuk shkruan koalicion po marrëveshjet paraprake quhen koalicion.
PS s’del parti e parë.

Denis Dyrnjaja: Si shpjegohet që do shkoni për koalicion po s’keni një program bashkë një të integruar.

Kryemadhi: Unë mendoj që vërtetë jetojmë në një pallat po secili ka çelësin e shtëpisë së vet, secili mban përgjegjësi pra për partinë e vet.

Zjarr Tv Ad