“Kush merr 140 euro në muaj nuk quhet i varfër”, ministrja i shmanget pyetjes për deklaratën që u bë virale: Sot jemi për të folur për krizën…

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklarata e djeshme e ministres Delina Ibrahimaj ku tha se “personat që marrin 140 euro nuk quhen të varfër”, është bërë virale në rrjet.

E pyetur në lidhje me këtë deklaratë, ministrja vendosi t’i shmangej pyetjes, duke thënë se kishte dalë në konferencë për të folur për krizën.

“Jemi këtu për të folur për krizën. Deklarata të cilës së referoheni, është pas një pyetje që mu bë për tregues statistikor, për shkak të detyrës që kam bërë. Ne mund të flasim shumë gjatë për këtë tregues, për mënyrën si kalkulohet, por nuk më duhet sot momenti për t’u thelluar se si INSTAT kalkulon shifrat e veta statistikore. Sot është momenti për të folur me gjithë tregtarët dhe konsumatorët”, tha Ibrahimaj.

Zjarr Tv Ad