Kushëriri i 18-vjeçarit që u vra në Shkozë tregon si ndodhi ngjarja: Aurelion e goditën me thikë, e gjetëm në anën tjetër të rrugës

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kushëriri i Aurelio Dervishit, 18-vjeçarit që u vra në Shkozë me thikë mbrëmjen e 31 marsit, ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

I riu, i cili ishte dhe shofer, tregon për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ të moderatores Evis Aheti, se ka qenë në drejtues në makinë, me Aurelion, vëllain e tij dhe dy vajza.

Ndërsa kanë qenë duke u kthyer nga Farka, në rrethrrotullimin e Shkozës, u ka ardhur një makinë paralel në semaforin ku ishin ndalur.

Aty nisi sherri mes tyre, i cili më pas degradoi ku autorë nxorrën thikën dhe goditën Aurelion, i cili sipas dëshmitarit, u gjet i plagosur në anën tjetër të rrugës.

Kushëriri i Aurelio Dervishit: Te ai lokali shkova dhe e mora unë. Kemi qenë te lagjia, rreth orës 8. E mbaj mend se me Aurelion kam qenë që nga ora 2, në një moment ika, pastaj më mori në telefon. Mario që ishte me mua, iku në shtëpi dhe shkova mora Aurelion për të pirë kafen ku e pinim çdo ditë. Shkuam te lokali ku shkonim përherë, nuk kishte vend. Parkuam makinën dhe shkuam në një vend tjetër. Pasi pimë kafe dolëm dhe takuam vajzat që ishim miq të Aurelios. Njëra 16 dhe tjetra 17 vjeçe. Ishte hera e parë që takonim, nga larg i kemi parë.

I morëm, dolëm deri te rruga e Liqenit të Farkës më pas po vinim në Shkozë për të zbritur poshtë të linim vajzat që ishin me ne. Në atë moment që do të dilnim nga rruga për të hyrë në Shkozë, më tha Aurelio për të hyrë në autostradë. Të rrethi Shkozës, isha vetëm unë në semafor. Kur po prisnim, 50 metra më poshtë do të ndalonim për të zbritur vajzat.

Aty vjen makina e autorëve, unë e kisha xhamin gjysmë hapur, po qeshim për muhabetet tona. Në atë moment na tha ‘pse qeshni’. Ngrita xhamin dhe nisa të ecja. Autorët bënë zigzag dhe na bllokuan rrugën. Zbritën dhe erdhën te makina. Zbritëm dhe ne dhe filluam të konflikohemi. Ata nuk ikin sepse mesa duket ishin nis të na bënin diçka neve. Në momentin që ndaluam vajza tha ‘me këtë shoferin kam qenë unë, do të ziheni’. Ata në goditën pastaj dhe Aurelion, dhe më pas nuk e dimë ça ndodhi. Mesa kemi parë ka qenë duke më goditur dhe mua, por u ra thika në tokë.

Aurelio ishte në krahun tjetër të rrugës. Sherri vazhdonte po ne ikëm te shoku. U munduam ta ngrinim por nuk mundëm. Thirra njerëzit por për 2-3 minuta nuk erdhi njeri. Më pas dikush erdhi dhe na ndihmoi, do e fusnim në makinë por erdhi ambulanca, por rrugës për në spital ndodhi çfarë ndodhi. Nuk e dimë se nuk na ka dalë zëri për këto probleme.

Zjarr Tv Ad