Kushtet e përkeqësuara të motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve të vogla të lundruese dhe anijeve të peshkimit

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria e Përgjithshme Detare, përmes një njoftimi zyrtar, ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të vogla të lundruese dhe anijeve të peshkimit të marrin masa për sigurinë e tyre.

Sipas Drejtorisë Detare, sot dhe dy ditët në vazhdim, kushtet e motit do të jenë të përkeqësuara.

Ndërsa për anijet e tjera, operimi do të vazhdojë normalisht.

Njoftimi:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 30-01-02.12.2023.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.

NJOFTOHEN DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATAVE 30-01-02.12.2023.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë diten e sotme do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.Neser do te pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Anija e linjes Durres-Ankona -Durres do operoje normalisht.

Anijet e linjes Durres -Bari -Durres diten e sotme do te operojne normalisht.Diten e neserme do te pezullohen ne te dyja drejtimet.

Anijet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande operojne normalisht.

Per cdo ndryshim te mundshem do te njoftojme.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 02.12.2023.

Zjarr Tv Ad