Kushtetuesja i jep “dritën jeshile” votës së emigrantëve/ PD zbardh prapaskenat: Pse Rama nuk e do votën e Diasporës

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese i jep dritën jeshile votës së emigrantëve.

Kushtetuesja ka vendosur një afat 1-vjeçar, që nga hyrja në fuqi e vendimit, që do të thotë se deri në dimrin e vitit tjetër qeveria duhet të ketë gati infrastrukturën elektorale për shqiptarët e Diasporës.

Partia Demokratike shprehet se Rama nuk e ka pasur kurrë në plan dhënien e së drejtës së votës shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Më tej sekretari për Diasporën dhe organizimin me jashtë, Indrit Hoxha, shprehet se emigrantët nuk mund të blihen dhe as të manipulohen nga “bracat elektoralë” të kryeministrit.

Deklarata e plotë:

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritën e gjelbër votës së emigrantëve shqiptarë dhe i ka nxjerrë kartonin e kuq qeverisë Rama.

Me një vendim të trupës më të lartë gjyqësore të Republikës, mundësia e shqiptarëve të diasporës që të votojnë në zgjedhje në atdheun e tyre, afrohet si asnjëherë më parë.

Kushtetuesja ka vendosur një afat 1 vjecar, që nga hyrja në fuqi e vendimit, që do të thotë se deri në dimrin e vitit tjetër qeveria është e detyruar të ketë gati infrastrukturën elektorale për shqiptarët e diasporës.

Ky është një lajm i shkëlqyer për të drejta e shqiptarëve dhe Partia Demokratike, e lindur më 11 dhjetor 1990 nga ëndrra e votës së lirë, e përshëndet vendimin.

Qeveria Rama ka ardhur në pushtet në vitin 2013 duke ofruar si një prej premtimeve të mëdha votën e migrantëve. Këtë herë nuk mund të themi se Rama ka dështuar. JO! Ai nuk e ka patur kurrë në plan dhënien e së drejtës së votës shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Që pas futjes në politikë të dy sistemeve: të të fortëve lokalë dhe patronazhistëve, Edi Rama e ka kuptuar se shqiptarët e diasporës nuk mund të blihen dhe as të manipulohen nga bracat e tij elektoralë. Kjo e ka bërë të padëshirueshme votën e emigrantëve shqiptarë.

Ai ka bërë çmos, sic veproi në zgjdhjet e fundit parlamentare për t’i mbajtur larg kutive të votimti shqiptarët e mërgatës. Kujtoni rastin e mbylljes së kufijve me Greqinë në vitin 2021, vetëm e vetëm që rivali politik i kandidatit të tij në Gjirokastër, me influencë ndër shqiptarët e Greqisë dhe minoritarët, të mos i merrte dot votat e tyre.

Partia Demokratike mbështet dhe do të inkurajojë të gjithë nismat dhe vendimet që shqiptarët, këtu dhe jashtë vendit të votojnë të lirë. Pa kthimin e votës së lirë Shqipëria është në rrezik dhe demokracia një iluzion.

E drejta për të votuar e diasporës, jo vetëm është një instrument për të larguar Ramën, por është një e drejtë e patjetërsueshme e njeriut.

Zjarr Tv Ad