Kuvendi kthehet nga pushimet, të hënën zhvillohet seanca e parë plenare

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e hënë do të zhvillohet seanca e parë plenare e sensioni të tretë të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë. Në njoftimin e Kuvendit thuhet se seanca do të zhvillohet të hënën në orën 18:00.

“Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me të seancave të tjera: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSh dhe seanca do të transmetohet live në faqen Ëeb dhe FB të Kuvendit. Në bazë të vendimit të Konferencës së Kryetarëve të datës 02.09.2022, i cili shfuqizoi masat mbrojtëse prej pandemisë në zhvillimin e veprimtarive parliamentare, gazetarët dhe operatorët mund të ndjekin zhvillimin e seancës plenare deri në përfundim të saj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Pritet që në seancë të kete debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Kujtojmë që ditën e djeshme Konferenca e  Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator -14 tetor 2022 dhe  kalendarin e punimeve  për periudhën 5-30 shtator 2022.

Konferenca e Kryetarëve ka futur në kalendarin e seancave nismën e PD për deklasifikimin e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Gjithashtu edhe mazhoranca më herët ka kërkuar që të bëhet verifikim për të gjitha figurat politike, dhe se kushdo që ka qenë bashkëpunëtor nuk duhet të kandidojë për deputet apo në institucione shtetërore.

Zjarr Tv Ad