Kuvendi lejoi arrestimin e Ahmetajt, kush janë tre deputetët që abstenuan

0
210
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me 117 voto pro, 3 abstenim dhe 0 vota kundër, kërkesa e SPAK ka marrë dritën jeshile për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Pas prezantimit të raportit të PD dhe PS, Kuvendi kaloi në votim, ku me shumicë votash u vendos heqjqa e imunitetit për deputetin socialist Arben Ahmetaj dhe lejimin e arrestimit të tij e kontrollin e shtëpisë, nga Prokuroria e Posaçme. Seanca e sotme ishte e jashtëzakonshme dhe jashtë rendit të ditës.

Tre deputetët që abstenuan janë: kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PAA-së, Agron Duka dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Aktualisht, deputeti dhe ish-ministri i PS nuk ndodhet në Shqipëri dhe pretendon se është larguar jashtë vendit për arsye “serioze familjare”. Ndërkohë, sot Arben Ahmetaj ka shkruar një mesazh të gjatë ku shpjegon se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë.

Zjarr Tv Ad