Vangjel Dule: Pse abstenova në votimin për arrestimin e Ahmetajt

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule shpjegoi votën e tij në seancën e sotme për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Dule ishte mes tre deputetëve që abstenuan.

Në një deklaratë për gazetarët jashtë Kuvendit, ai tha: “(Abstenova) Sepse jam i paqarte, sipas meje, se ministrat fajësohen për procedura atëherë nuk duhet të konsiderohen politikë, por teknikë, gjë që është e pamundur. Nga ana tjetër se Ahmetaj, apo kushdo qofte ai, ka përvetësuar para publike natyrisht duhet të dënohet. Mua me duket qe po merr forme gjykimi për procedura dhe kjo, sipas meje, është gabim dhe se fundmi abstenimi nuk është kundra. Abstenimi është qëndrim”.

Zjarr Tv Ad