Alma e videoskandalit të Safet Gjicit ‘nxehet’ me gazetarët: Avash ëëë…

0
219
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe Alma K. do të dalin sot para gjykatës në Apelin e GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë pas paraqitjes së ankimimit.

Ish-kryetari i bashkisë kërkon lirimin nga qelia, kurse Alma Kaci kërkon lirimin nga masa arrest shtëpie me argumentin se ka fëmijën e mitur dhe nënën për të mbajtur.

Në momentin që u fut në gjykata interesi ishte maksimal. Këtë herë Alma ishte më e shpenguar, madje ishte një kërkesë për gazetarët dhe operatorët që e rrethuan “avash ëëë…”.

Safet Gjici u la nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ndaj Alma Kaçit është caktuar masa “arrest shtëpie”.

Gjici ka kërkuar lirinë përmes avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Zjarr Tv Ad