Kuvendi njofton SPAK: Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e deputetit; Avokati: Ai ndodhet në shtëpi, akuzat të pa logjikshme

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka dërguar Prokurorisë së Posaçme shkresën ku konfirmon se Alqi Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë, pasi ka dorëzuar mandatin.

Tashmë SPAK mund të procedojë për arrestimin e Bllakos, pasi ky i fundit është akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Alqi Bllako vendosi ditën e sotme ta dorëzojë vetë mandatin e deputetëve, pasi deklaroi se do të përballet me drejtësinë për të provuar pafajësinë e tij. Ndërkohë, avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj, deklaroi se klienti i tij ndodhet aktualisht në shtëpi, teksa i cilësoi akuzat si të palogjikshme.

“Janë dy dyshime për mua janë të pa logjikshme. Është akuza ose dyshimi se ka kryer veprën penale të korrupsionin pasiv dhe atë të shpërdorimit të detyrës. Po të shihet në themel, konstatohet se Alqi Bllako si ka konsumuar këto vepra penale, është përtej arsyes. Kjo duhet ndarë në tre vektorë, është bërë nga Ministria e Mjedisit, ministrit, komisionit i ngritur nga ministra. Është Bashkia Fier dhe operatori. Janë tre dimensione. Duhet parë me vëmendje. Nuk ka pasur tagër për të shtyrë afatet e koncensionareve. Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ka bërë thjesht përcjelljen e dokumentacionit. Vetëm kaq. Vendimi i vitit 2019 për zhvlerësimin e tokës për koncensionarit ishte një çmim toke i referuar çështjes juridike, i referuar nga Hipoteka e Fierit.

Për ta sqaruar situatën. I mbrojturi prej meje, Alqi ka dhënë dorëheqjen, ka paraqitur aktin e dorëheqjes pranë kryetares së Kuvendit me qëllimin që të mos mundojë dhe të mos shtjelloheshin proceset e tjera formale siç është Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve për të pranuar ose për të dhënë autorizimin pranë SPAK… Në këto kushte vepruesi i kësaj prokurorie ka informuar kuvendin për të marrë autorizimin duke konsideruar faktin e ushtrimit të tagrit të masës së sigurimit të burgimit siç është në letër. Në rastin konkret bëhet më pas vlerësimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Në këto kushte mendoj se me miratimin prej kryetares së Kuvendit në cilësinë e titullares më të lartë të kuvendit të dorëheqjes në cilësinë e deputetit padyshim bien të gjitha imunitetet. Aktualisht ai është në shtëpinë e tij, është i lirë”, tha avokati Hazizaj.

Zjarr Tv Ad