“Kuvendi votoi symbyllur”- Edmond Panariti jep informacione mbi vaksinën e Pfizer-it

0
166
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti, e konsideron mjaft problematike mungesën e debatit në vendin tonë, pikërisht një ditë pasi në Parlament u votuan marrëveshjet për vaksinat .
Panariti thotë se Kuvendi thjesht “votoi symbyllur” në vend që të ngrinte më shumë pyetje rreth vaksinës. E meqë ky debat mungoi, ai jep vetë disa informacione për vaksinën e Pfizer-it.
Në seancën e djeshme parlamentare, Kuvendi miratoi 3 aktet normative për vaksinat kundër koronavirusit.
Akti normativ për dhënien e autorizimit të MSH dhe ministrit të shtetit për Rindërtimit për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës anti-covid, Teksti i marrëveshjes nëpërmjet Pfizer dhe MSH, ISHP dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e hyrjes dhe administrimit si dhe Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, u miratuan me 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.
KOMENTI I PANARITIT
Po çfarë është vaksina Fajzer (Pfizer) e rrethuar nga qeveria me anonimat dhe sekret pas kontraktimit?
A duhet të dimë diçka më shumë për të para se ti japin dhe hapin krahun?
Pse ajo dhe jo një tjetër?
Askush mjerisht në Kuvend nuk i shtroi këto pyetje, por thjesht votoi symbyllur.
Jam i sigurt që në Parlamente të tjera do të pyesnin, kërkonin sqarime dhe do të kishte debat. Sepse njerëzit që i çojnë aty përfaqësuesit e tyre duan të informohen.
Dhe e drejta për informim, është shtyllë e demokracisë!
Po jap unë disa sqarime me gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë që nuk i dëgjuan ato dje.
Ndryshe nga vaksinat e tjera, Vaksina Pfizer, është një “informacion” një SMS që i dërgohet trupit tonë për ta stërvitur që ai të mbrohet nga covid – 19.
Pra Kaq ishte thelbi!
Ndryshe nga më parë, në vend të viruseve të vrarë apo proteinave inaktive, në trupin tonë futet një mesazh i cili stërvit dhe trajnon trupin për të luftuar virusin.
Kjo SMS është shumë delikate dhe që të ruhet dhe të depërtojë në trupin tonë pas injektimit futet në një zarf yndyror (grimca yndyre), hollohet me pak ujë të kripur (solucion fiziologjik) futet në ngrirje – 70 gradë para se të injektohet.
Pasi trupi ynë e lexon këtë SMS urdhër, ai reagon dhe vepron kundër covid.
Kur sms lexohet ajo vetë shkatërrohet.
Ashtu siç bëjmë dhe ne pasi lexojmë një chat në ëhatsup dhe pastaj e fshijmë.
Është shumë delikate në ruajtje dhe ka disavantazhin në krahasim me vaksinat e tjera se kërkon dy doza në interval 3 javor.
Kërkon shumë parapergatitje dhe transparencë që te ne mungon, krahasuar me vënde të tjera. Por është shumë efikase.
A ka zgjidhje dhe zgjedhje të tjera?
Sigurisht që po!
Po bash për këto kerkohej debati parlamentar që mjerisht mungoi.

Zjarr Tv Ad