Një fshat i tërë në Kosovë merr pjesë në inagurimin e Joe Biden

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një fshat në Kosovë do të nderojë sot me një ceremoni të tijën të posaçme, inagurimin e Presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden.
Ky fshat i Ferizajt, Bibaj quhet, ka një ndjeshmëri të veçantë ndaj z.Biden dhe familjes së tij, pasi aty kalon rruga nacionale me emrin “Joseph R. “Beau” Biden”, rruga që përkujton dhe nderon emrin e të birit të ndjerë të Presidentit amerikan.
Ndaj sot, kryetari i fshatit Bibaj, Faton Haxhisaliu dhe këshilli organizativ kanë vendosr të përgatiten për ditën e inagurimit të Presidentit Joe Biden “në shenjë respekti”.
Ata kanë organizuar në orën 10:30 para shkollës së fshatit Bibaj, një ceremony modeste ku kanë ftuar edhe përfaqësues të KFOR-it!
Po ashtu, kanë vendosur mbi100 flamuj amerikanë dhe postera, rrugës nga Ura e madhe tek rrethi i autostradës me këtë mesazh: “Ne si popull shqiptarë do t’i jemi mirënjohës gjithmonë popullit amerikan! Zoti e bekoftë popullin shqiptarë dhe popullin amerikan!

Zjarr Tv Ad