Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin ’45 Minuta’, e ka vlerësuar takimin e liderit opozitar Lulzim Basha me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, si një mbështetje të amerikës për vendin tonë.
Po ashtu ai i është përgjigjur edhe pyetjes se si ai e shikon një koalicion të mundshëm mes Pd-së dhe PS-së, ku e cilësoi se një gjë e tillë nuk ka përse të ndodhë, sepse opozita do të dalë fituese në këto zgjedhje.
Bashkëpunimi dhe komunikimi politik është i domosdoshëm mes shumicës dhe opozitës, pastaj koalicioni është çështje tjetër.
Unë kam bindjen se opozita do të fitojë zgjedhjet dhe nuk ka nevojë për një koalicion të madh. Qeveria e madhe për çfarë? Integrimi është një kauzë e madhe, por kuptimi është një kënaqësi që duhet t’i japim Brukselit, bashkëpunimi duhet të bazohet te rritja ekonomike” – tha ndër të tjera Mediu.