“Ky është një vend i vjedhur, nuk sakrifikojmë më për ju”, Lapaj thirrje Ramës: Nuk protestojmë për karrige por për bukën e gojës

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka folur sot nga protesta që po mbahet në Tiranë, kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Ai tha se sot nuk po protestojnë për karrige por për bukën e gojës, për dinjitetin, për naftën.

Lapaj iu bëri thirrje qytearëve që të dalin të gjithë në shesh për të protestuar edhe gjatë ditëve në vijim.

Adriatik Lapaj: Fikni makinat. Kini parasysh ky është një vend i vuajtur, i vjedhur, s’do sakrifikojmë më për ju, i bëj thirrje Ramës ne s’jemi duke protestuar per karrige po për bukën e gojës, për dinjitetin, për naftën, vëllezër e motra tu tregojmë se s’duhet të tallen më, sdo i lejojnë të tallen më, boll më , boll më, boll më. Të gjithë të dalin në shesh. Të shtunën të gjithë marshim në shesh.

Zjarr Tv Ad