Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka akuzuar opozitën jashtëparlamentare se është vënë në anën e gabuar të historisë, me kundërshtimin e ndryshimeve kushtetuese për lista të hapura zgjedhore.
Nga Saranda, Balla tha se ky është një vendim pa kthim e kush e kundërshton vihet kundër popullit të tij.
Ndërkohë, ndryshimet kushtetuese të miratuara në 30 korrik ndodhen tashmë në tryezën e Presidentit Ilir Meta, por vetëm formalisht. Kjo pasi, neni 177 i ligjit themeltar të shtetit parashikon se Presidenti nuk ka të drejtë të kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendit për rishikimin e Kushtetutës.
Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar antikushtetues dhe të papranueshëm votimin e fund korrikut.